Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të njëjti dyshohen se tentuan të përvetësonin/shesin parcelën në vlerë mbi 1.5 milionë euro.

Të dyshuari. M.T mashkull serb, L.SH mashkull serb,  dhe M.R mashkull kosovar, përmes veprimeve të kundërligjshme, falsifikimin e dokumenteve të Serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë, kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Njoftimi:

Tentuan ta përvetësonin/shesin parcelën në vlerë mbi 1 milion e 500 mijë euro, dërgohen në mbajtje tre persona

Prishtinë, 17 korrik 2026

Policia e Kosovës, me njësitet e sajë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, përmes veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se, të dyshuarit M. T (m/serb), L. Sh (m/serb), dhe M. R (m/k), përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve të serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë), kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njejtën parcelë tua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1,550.000.00 euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është vërtetuar se;

Personat e dyshuar duke falsifikuar Pasaportën dhe Letërnjoftimin e serbisë në emrin e pronarit të vërtetë të parcelës, kanë tentuar që përmes mashtrimit, ta shesin pronën e viktimës dhe njëkohësisht t’i mashtrojnë personat tjerë/blerësit, duke ua marr shumën prej 1,550,000.00 euro (një milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se personat  kanë kryer veprat penale:

“Mashtrimi”, nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni 395 i KPRK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar me datë 17.07.2026 në prezencën e avokatëve, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

SHIKO MË SHUMË

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...

Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë udhëheqësve të...