Fajon i bën thirrje Kosovës që ta shfrytëzojë mundësinë e fundit për vizat

PUBLIKUAR

Raportuesja për vizat për Kosovën, Tanja Fajon, ka komentuar rreth vendimit të BE-së për t’ia hequr vizat Ukrainës dhe Gjeorgjisë pas aprovimit të mekanizmit për suspendimin e tyre në raste emergjente, duke thënë se kjo është një mundësi për Kosovën.

“I bëj thirrje Kosovës që urgjentisht t’i plotësojë kushtet e fundit të mbetura për heqjen e vizave. Kjo është një dritare e mundësisë”, ka shkruar Fajon në “Twitter”, duke iu referuar çështjes së demarkacionit dhe luftës kundër korrupsionit. BE-ja pret që këto çështje të adresohen nga institucionet e Kosovës.

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza. #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën”.

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...