Imri Ahmeti ka shkruar se Fadil Sopa është një emër i njohur dhe i respektuar në Lipjan, njeri i afërt me qytetarët dhe gjithmonë i gatshëm t’u dalë në ndihmë kur kanë nevojë.
“Si biznesmen i suksesshëm, së bashku me vëllezërit ka ndërtuar një biznes familjar që ka hapur vende pune dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Por mbi të gjitha, Fadili është humanist. Ai ka ndihmuar shumë familje në nevojë dhe ka qenë gjithmonë pranë komunitetit, në ditë të mira dhe të vështira. Angazhimi i tij në mbështetje të sportit dhe aktiviteteve rinore ka lënë gjurmë në Lipjan”, ka shkruar Ah
Me përvojë dhe përkushtim, Fadili rikandidon për të vazhduar punën për një Lipjan më të zhvilluar, me transparencë, përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët.
Mbështetja për Fadil Sopën është mbështetje për një njeri të punës dhe të fjalës.
Bashkë me punë, për Lipjanin që e duam.
IA


