Evropa në duart e Chelseat

PUBLIKUAR

“Blues” e mposhtën Manchester Cityn në finale me rezultat minimal, 1:0 për ta fituar për herë të dytë Championsin

Viti 2021 ishte i jashtëzakonshm për Chelsean.

Blues” u shpallën kampionë të Evropës për herë të dytë në histori të tyre.

Ata e mposhtën në finalen angleze Manchester Cityn me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për Të Kaltrit në ndeshjen e zhvilluar në Porto të Portugalisë e realizoi Kai Havertz.

“Është një ndjenjë e jashtëzaonshme. Ne e merituam këtë”, ka thënë pas ndeshjes heroi i Chelseat.

Ndeshja i pati shtatë minuta shtesë dhe City ëndërroi që ta barazonte rezultatin.

Madje, ishte shumë afër përmes Riyad Mahrez, por nuk ia doli.

Kështu, Chelsea e riktheu në mënyrë të pabesueshme një sezon të nisur dobët me trajnerin Frank Lampard.

E për këtë meritat më të mëdha i kishte trajneri Thomas Tuchel.

Kjo ishte finalja e tretë për Chelsean, i cili e kishte humbur një nga Manchester United dhe e kishte fituar një tjetër ndaj Bayern Munichut.

Nga ana tjetër, Manchester City e lëshoi mundësinë që ta fitonte titullin e kampionit të Evropës për herë të parë në histori të tij.

Finalja angleze ishte në plan të luhej në Stamboll, por pasi Turqia u fut në listën e kuqe për udhëtime, UEFA e zhvendosi finalen në “Estadio do Dragao”.

12 mijë tiketa u shitën, ndërsa për shikuesit që u futën në stadium pati kontroll të rreptë dhe të detajuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...