Evertoni nis bisedimet për ta rikthyer Martinezin si trajner

PUBLIKUAR

Evertoni ka shprehur interesim në përzgjedhësin e Belgjikës, Roberto Martinez dhe ka nisur kontaktet e para me Federatën e Futbollit të Belgjikës.

Belgjika heziton të humbasë spanjollin 48-vjeçar, me Kupën e Botës në nëntor dhe beson se do të mbajë shërbimet e tij.

Roberto Martinez ishte më herët trajner i Evertonit, në përiudhën 2013-2016, për të vazhduar më pas me Kombëtaren e Belgjikës.

Martinez është në krye të listës së “Toffees” për ta zëvendësuar Rafael Benitezin, i cili u shkarkua dje, shkruan Gazeta Express.

Belgjika, e renditur në vendin e parë në ranglistën botërore është njëri prej favoritëve për ta fituar Kupën e Botës këtë vit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...