Escobar: Vizita në Kosovë dhe Serbi për t’i nxitur palët që të kthehen në tavolinën e dialogut

PUBLIKUAR

Emisari Special i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Nova”, ka thënë se qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi është nxitja e palëve për të vazhduar dialogu nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Escobar ka thënë se palët duhet të dalin mbi dallimet që i kanë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu emisari amerikan thotë se një prej arsyeve tjera të vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd është forcimi i bashkëpunimit të SHBA-së me Kosovën dhe Serbinë.

Gabriel Escobar bashkë me Miroslav Lajçak do të vijnë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 31 janar dhe do të qëndrojnë për dy ditë. Më pas do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Kjo vizitë e dy emisarëve vjen pas ngërçit të krijuar në dialogun Kosovë-Serbi tash e sa muaj./Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...