Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona Mihalit e cila pas zhvillimeve të sotme ka  shkruar se po rikthehet “grupi PLAS”.

Sadiku ka thënë se derisa Kurti po bën ftesë për negociata në tavolinë, Dejona Mihali po thotë se “jeni me Listën Srpska”.

Sadiku ka thënë se qëllimi i VV’së është kapja e shtetit e degradimi i demokracisë.

Reagimi i plotë:

Kurti po thotë: “Hajde, ulu në tavolinë.”

Dejona po thotë: “Ju jeni me Listën Srpska.”

Dmth, këto strategji i kemi parë çdo ditë tash e 20 vjet nga Vetëvendosja. Njëri të fton për dialog, tjetri të linçon e të shpall tradhtar.

Qëllimi është i njëjtë: katrahura. Kapja e shtetit. Degradimi i demokracisë.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...