Eriksen mund të shkëmbehet me këtë futbollist

PUBLIKUAR

Interi dhe Ajaxi po mendojnë për shkëmbimin, Eriksen s’mund të luajë në Serie A me defibrilator

Eksperienca e Christian Eriksenit në Inter duket se ka marrë fund.

Mesfushori danez nuk ka të drejt të luajë në Serie A me defibrilator, të cilin e ka vendosur pas sulmit në zemër që e pati në Euro 2020.

Prandaj, ish-futbollisti i Tottenhamit mund të rikthehet në Holandë.

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Interi dhe Ajaxi po e mendojnë shkëmbimin e futbollistëve, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Eriksen do të përfundonte në Amsterdam, kurse portieri Andre Onana në Milano.

Mbetet të shihet nëse ky ndërrim do të realizohet në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...