Enver Hoxhaj në Berlin, takohet me këshilltarin e Merkelit

PUBLIKUAR

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar në Berlin ku ka treguar se është takuar me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Angela Merkel.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas kancelares Angela Merkel, nuk kishte njeri në Berlin me aq ndikim politik dhe mbështetje për Kosovën, Shqipërinë e Ballkanin se sa Christoph Heusgen.

“Derisa Angela Merkel-it i kanë mbetur edhe pak ditë në zyrë, sot në Berlin e takova për ta falënderuar, Christoph Heusgen, këshilltar për politikë të jashtme dhe ambasador i Gjermanisë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se i është mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës dhe miqësinë personale që 20 vite.

“Disa njohje, disa anëtarësime në organizata, disa paragrafe të MSA-së dhe marrëveshje me Serbinë e kanë vulën personale të tij! Mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës dhe miqësinë personale për 20 vite!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...