Enver Hasani: Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit të Vuçiç

PUBLIKUAR

Enver Hasani thotë se serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit që Serbia planifikon ta mbajë më 16 janar.

Ish-kryetari i institucionit më të lartë të drejtësisë, thotë se “Pakoja e Ahtisarit” nuk është referencë kur bëhet fjalë për çështje teknike.

Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, ajo vlenë si zotim i Kosovës sa i përket natyrës së sistemit juridik kushtetues. Dmth Kosova ka me qenë republikë, ka me qenë shtet multi-etnik . Pakoja e Ahtesarit nuk vlenë për cështje juridike të të drejtave të votimit, ato janë kryer, janë integruar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Enver Hasani.

Serbët e Kosovës, sipas Enver Hasanit, nuk mund të jenë pjesë e referendumit që organizohet nga Serbia.

“Nuk mundet serbët e Kosovës të kenë dy lojalitete për cështje të sovranitetit. Ajo mundtët me ndodhë vetëm në një kohë kalimtare me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por nuk mund të ketë lojalitet si standard permanent”, ka thënë Hasani në Context.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...