Enca provokon sërish nga Dubai, nuk lë vend për imagjinatë në imazhin joshës në bikini

PUBLIKUAR

Enca po qëndron larg angazhimeve profesionale dhe muzikore, duke shijuar në maksimum pushimet e nisura prej ditësh.

Këngëtarja e njohur shqiptare tash e një kohë ka udhëtuar drejt Dubait, nga ku ka provokuar në mënyra të ndryshme fansat e saj të shumtë.

Kur u duk se artistja shkoi në Dubai për të festuar ditëlindjen e 26-të, ajo ditët e pushimit po i vazhdon akoma, madje pozat në bikini janë të shumta.

Foto: Enca/InstaStory

Njëjtë ka vepruar edhe sot (e diel), kur Enca pozoi joshëse në një imazh që nuk linte shumë vend për imagjinatë.

Këngëtarja dukej tejet joshëse duke theksuar gjoksin në bikini dhe një fustan me ngjyrë të bardhë dhe kafe.

Foto: Enca/InstaStory

“Ju shkëlqen ndryshe kur jeni i lumtur”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë që postoi për mbi 2.3 milionë ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë që Enca është komentuar dhe gjykuar vazhdimisht për qëndrimin e saj në Dubai e sidomos për postime shpesh herë të ekzagjeruar, por të cilat ajo i ka marr me shumë sportivitet.

Ndërkohë, ditë më parë ajo kërkoi producent dhe studio muzikore në Dubai duke u shprehur e interesuar për të realizuar disa këngë atje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...