Empoli e fut Napolin në krizë, mposhtet edhe Lazio

PUBLIKUAR

Napoli e ka bërë një tjetër hap mbrapa në garë për titull në Serie A, pasi u mposhtë të dielën nga Empoli, ndërkohë që humbje pësoi edhe Lazio përballë Sassuolos.

Empoli e mundi 1:0 Napolin në Stadiumin Diego Armando Maradona falë një goli nga Patrick Cutrone, raporton Gazeta Express.

Kapiteni dhe mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani ishte titullar në këtë takim, por nuk ia doli ta parandalonte humbjen e dytë radhazi dhe të tretën këtë sezon në ligë.

Si pasojë e disfatës, skuadra e Luciano Spallettit tani bie në vendin e katërt me 36 pikë, tri më pak se lideri Milan dhe një më pak se Interi, i cili ndeshjen e kësaj jave e zhvillon sonte kundër Cagliarit.

Ndërkohë, Sassuolo e mundi Lazion me përmbysje 2:1 në Reggio Emilia.

Mattia Zaccagni e kishte kaluar Lazion në epërsi herët në ndeshje, por Domenico Berardi Giacomo Raspadori shënuan nga një herë në pjesën e dytë për ta përmbysur rezultatin për vendasit.

Kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit për skuadrën e Maurizio Sarrit dhe e lë atë në vendin e nëntë në Serie A me 25 pikë, 11 pikë larg top katërshes.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi luajti pak më shumë se 10 minuta si zëvendësues por nuk qe në gjendje ta ndryshojë fatin e këtij takimi e as ta gjejë golin e parë sezonal në ligë.

Titullarë për Lazion ishin dyshja e Shqipërisë Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...