Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë një udhëzim të rëndësishëm të gjithë votuesve jashtë Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në bazë të procedurave, votuesit nuk duhet t’i dërgojnë pakot e tyre me fletëvotim në ambasada apo konsullata, pasi që ligji nuk e njeh këtë mënyrë votimi.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës, duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare. Pako me fletëvotime e cila dërgohet direkt në përfaqësinë diplomatike, ashtu siç ka ndodhur në disa raste deri më tani, nuk mund të procedohen si të rregullta”, ka thënë Elezi për RTK-në.

Më 9 janar 2025, ka filluar periudha 31 ditore e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:

• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo

• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Adresat e kutive postare  në këtë link

SHIKO MË SHUMË

Çitaku dhe Lushaku i kundërpërgjigjen Muratit për vizat: Po merrni meritat e të tjerëve, Kosova sot është më e izoluar se kurrë

Deklarata e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili i atribuoi Qeverisë...

Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara

Zyrtarët doganorë kanë ndaluar sot një shumë të madhe parash gjatë kontrolleve të rregullta...

Hekuran Murati ia dha meritat Qeverisë Kurti për vizat, Lushaku: Cilin kusht e keni plotësu ju? Po krenohesh me punën e të tjerëve

Sot, Hekuran Murati nga Vetëvendosje, ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e...