Elezaj: Qyteti i Klinës bëhet me ujë të pijshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se uji nga furnizimi nga Fundrruesi me ultrafiltra dhe procesimi në Fabrikën e Ujit në Klinë ka kaluar të gjitha testet e parapara dhe është i pijshëm.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për gjithë qytetarët  e Klinës.

Postimi i plotë:

Qyteti i Klinës bëhet me ujë të pijshëm 💧

Lajmi më i mirë për qytetarët e Klinës!

Të nderuar qytetarë,

Pas analizave të kryera në vazhdimësi, si nga Laboratori i akredituar nga DAK i KRU “Hidrodrini”, ashtu edhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik (IRSHP), ju njoftoj me shumë kënaqësi se uji nga kjo pikë furnizuese është brenda të gjitha normave, duke kaluar me sukses çdo kontroll dhe test të nevojshëm për sigurinë dhe cilësinë e tij.

Jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj me ju këtë lajm të shumëpritur se furnizimi nga Fundrruesi me ultrafiltra dhe procesimi në Fabrikën e Ujit në Klinë ka përfunduar me sukses dhe uji tashmë është plotësisht i pijshëm.

Ky është një rezultat i investimeve të mençura dhe të duhura, që kemi realizuar bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe KRU “Hidrodrini”.

Falënderim të veçantë për të gjithë ata që janë angazhuar me përkushtim e profesionalizëm në këtë proces.

Urime të gjithë qytetarëve të Klinës për këtë lajm të mire!/Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...