Gjatë ditës së djeshme është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi është realizuar përmes PKK “Hani i Elezit” nën masa të rrepta të sigurisë./Indeksonline/


