Ekstradohet në Shqipëri kosovari i dyshuar për përfshirje në grup kriminal, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

PUBLIKUAR

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot në Shqipëri, pas një koordinimi mes institucioneve të sigurisë të të dy shteteve.

Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për “përfshirje në grup të strukturuar kriminal”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet tutje në njoftim.

Policia paralajmëroi se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të “parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...