Ekstradohen për në Kosovë, dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, dje ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990), dhe A.M. (1991), njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që ata kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Ata dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se ata i ishin shmangur drejtësisë.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...