Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

PUBLIKUAR

Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë. KFOR ka shtuar trupat në vend, teksa pritet edhe shtimi i forcave të xhandarmërisë evropiane. Dislokimi i trupave shtesë lidhet edhe me periudhën zgjedhore. Ndërsa, sa i përket veriut, nga EULEX thonë se situata është edhe më tej e brishtë.

KFOR ka nisur shtimin e trupave në Kosovë, derisa edhe forca të xhandarmërisë nga Franca, Italia e shtete tjera gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë në vend.

Mobilizimi për shtimin e sigurisë po bëhet për të evituar ndonjë eskalim të mundshëm të situatës gjatë periudhës zgjedhore, e në mbështetje të misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.

Nga EULEX kanë thënë për RTK-në se janë duke monitoruar të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e vendit.

“Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar do të vendoset për të adresuar nevojën e Misionit për forca shtesë në terren për të mbështetur më mirë homologët kosovarë, duke marrë parasysh gjithashtu periudhën e ndjeshme zgjedhore ? duke përfshirë veprimin si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, nëse kërkohet dhe është e nevojshme. RFPU do të kryejë patrullim të dukshëm dhe do të kontribuojë në ndërgjegjësimin për situatën e Misionit. Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile por e brishtë. EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës”, ka thënë EULEX.

Njohës të sigurisë thonë se i gjithë ky shtim i trupave është i përkohshëm në mënyrë që situata gjatë zgjedhjeve të jetë nën kontroll.

“ E shoh si gjë pozitive për institucionet e sigurisë së Kosovës. Këtë shtim e shoh si të përkohshëm “, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

E sipas njohësit të sigurisë, Avni Islami, Serbia është e interesuar që ta destabilizoj situatën në vend.

“Serbia do të përpiqet që në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë të tërheq vëmendjen e opinionit në Serbi. Përpjekja për të nxitur vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në këto dy vende gjatë zgjedhjeve do të ketë ndoshta indikacione që mund të bëhet ndonjë lëvizje e papritur”, tha  Avni Islami, njohës i sigurisë.

Nga KFOR-i kanë njoftuar më 18 janar për mbërritjen e trupave italiane në Kosovë, teksa kanë paralajmëruar për shtimin e më shumë se 200 ushtarëve nga këmbësoria italiane në muajt në vijim.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...