Ekipi i njohur mund të përjshtohet nga Seria A

PUBLIKUAR

Skuadra e Salernitanas që u rikthye këtë sezon në Serie A mund të përjashtohet nga kampionati italian.

Mediat në Itali kanë raportuar se arsyeja e përjashtimit të Salernitanas është se ende nuk ka asnjë ofertë për blerjen e klubit.

Aktualisht, njeriu që qëndron prapa klubit është presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili formalisht e ka nën pronësi Salernitanan.

Mirëpo, në Itali nuk lejohet që një person t’i ketë nën pronësi dy klube në Serie A dhe Lotito është i detyruar ta shesë Salernitanan.

Nëse nuk gjendet një blerës deri më 31 dhjetor, atëherë Salernitana do të përjashtohet nga elita e futbollit italian.

Aktualisht, Salernitana zë vendin e fundit në Serie A, me vetëm tetë pikë të mbledhura pas 17 ndeshjeve të zhvilluara.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...