Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

PUBLIKUAR

Ish-banorja e BBVA dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka publikuar foto nga spitali në InstaStory.

Ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim, duke treguar se këtë herë “ka thyer këmbën”, pasi më herët kishte thyer krahun, shkruan IndeksOnline.

Einxhel ka ndarë pamje nga Spitali Amerikan në Prishtinë, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor.

“Thashë të kaloja njëherë edhe nga Spitali Amerikan në Prishtinë me ndonjë thyerje të vogël”, ka shkruar ajo.

Einxhel ka bërë shaka me situatën, duke zbuluar se DJ Dagz po i qëndron afër gjatë gjithë kohës.

“I ka ngel merak që s’ka qenë kur e kam thyer krahun, po e kompenson me këmbën tani”, ka shkruar Einxhel./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën

Mateo dhe Selin janë dy banorët që kanë shpëtuar në nominimin e bërë nga...

Labinot Tahiri falënderon Elijonën: Kënga “Zemra e re” mori tre milionë klikime më shumë

Kënga “Zemra e re” e këngëtarit Labinot Tahiri ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut...

“Vrimat tregoja babait tënd…” – Greta i kthehet keq Juelës

“Shko e tregoja babait tënd dhe kulturën që të ka dhënë” Ditën e djeshme ka...