Egzona tregon arsyen e afrimitetit me Donaldin pas largimit të Beatrix

PUBLIKUAR

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Big Brother Fan Club”, ishte ish-konkurrentja Egzona Rafuna, e cila u eliminua të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Egzona foli për raportin e shumë komentuar me Donaldin, i cili siç u tha edhe e penalizoi në lojën e saj.

“Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tha Egzona.

Gjithashtu, ajo shprehu zhgënjim për Arjolën.

“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje  sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin  që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...