Efekti Conte, Kane dëshiron të qëndrojë në Tottenham

PUBLIKUAR

Sulmuesi anglez e ka ndërruar mendjen pas arritjes në Londër të trajnerit Antonio Conte

Harry Kane ka vendosur përfundimisht të mbetet në Tottenham.

Sulmuesi anglez e ka marrë këtë vendim mbi të gjitha pas arritjes së trajnerit Antonio Conte.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi anglez ishte pranë transferimit në Manchester City gjatë verës, por gjithçka dështoi në fund.

E tash, pas largimit të trajnerit Nuno Espirito Santo, Kanet i është rikthyer buzëqeshja.

Ai nuk e ka më dëshirën që të largohet nga Londra dhe mezi pret të punojë me trajnerin Conte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...