Edi Reja zbulon pse mungojnë Manaj dhe Balliu

PUBLIKUAR

Në konferencën e parë për shtyp para dy ndeshjeve të radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja zbuloi prapaskenat se përse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu, ndërsa komentoi edhe mungesat e Gjimshtit dhe Balliut.

“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht”, tha Reja.

Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti” theksoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...