Edhe PAI – Lipjan i bashkohet PDK-së

PUBLIKUAR

Shukri Buja njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Njoftimi plotë nga Buja;

Çdo ditë e më afër fitores!

Sot, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan dhe Partisë Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Me këtë marrëveshje, PAI vendos që në zgjedhjet lokale të vitit 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional.

Ky bashkëpunim është garanci për një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës sonë.

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...