Edhe ky vend miraton vaksinimin kundër Covid te fëmijët e moshë 5 deri në 11 vjeç

PUBLIKUAR

Pas një sërë diskutimesh, Brazili ka miratuar vaksinimin kundër Covid për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ministria e shëndetësisë ka theksuar se ka doza të mjaftueshme për të gjithë prindërit që duan të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Fushata e imunizimit për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, e cila llogaritet në 20.5 milionë në Brazil, do të nisë në mesin e këtij muaji, me vaksinat Pfizer.

Brazili u është bashkuar listës së gjatë të vendeve që kanë zgjeruar vaksinimin e fëmijëve.

Rikujtojmë se vendi është një nga më të prekurit nga pandemia. Brazili ka regjistruar 620,000 viktima  që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë ka vaksinuar plotësisht 67% të popullsisë.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...