Edhe Jordi Alba rezulton pozitiv me COVID-19

PUBLIKUAR

Pandemia COVID-19 është rikthyer në ekipin e Barcelonës.

Brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar tri raste të reja të infektimit të lojtarëve të gjigantit katalunas.

Pas Clement Lenglet dhe Dani Alves, sot pozitiv ka rezultuar edhe Jordi Alba.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas klubit, lojtari është mirë me shëndet, por do të mungojë në stërvitje dhe do të bëjë vetëizolim në shtëpi.

Pra, Alba do të mungojë në seancën e sotme stërvitore në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, e cila do të fillojë në orën 18:00.

Në La Liga janë shfaqur dhjetëra raste të variantit të ri, Omicron, kurse në Premierligë me qindra raste.

Espanyoli është klubi më i prekur së fundmi në Spanjë, ndërsa Real Madridi ishte prekur javë më parë me disa raste.

Dhjetëra ndeshje ndërkohë janë ndërprerë pasi futbollistët ose anëtarët e stafit janë prekur nga COVID-19. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...