E shtuna me riga shiu, e diela me intervale me diell

PUBLIKUAR

Riga shiu kohë pas kohe të shtunën. Të dielën intervale me diell.

Riga shiu paraqiten kohë pas kohe ditën e shtunë në pjesë të vendit.  Qielli mbetet më i mbuluar me vranësira.

Temperaturat vazhdojnë me trend të rënies në 13C e 14C, maksimalet, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 10C.  Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 2-5m/s.

Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas do të ketë edhe intervale me diell.  Maksimalet zbresin në 12C e 13C.

Të hënën parashihet të ketë më shpesh interval me diell, mirëpo mëngjesi do të jetë më i ftohtë me minimale që zbresin në 0C.

Vranësira kalojnë më shpesh ditën e martë dhe mërkurë, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 16C e 17C.  Nga dita e hënë erërat ndryshojnë kahjen në krahun jugor, e frynë me intensitet të lehtë dhe mesatar 3-8m/s.

SHIKO MË SHUMË

Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Janë numëruar 60% e votave me postë në komunën e Prishtinës. Sipas rezultateve të publikuara...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita e katërt e numërimit të...

FSK përfundon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses një...