E rrëmbyen, e mbajtën dhe e rrahën në një shtëpi të pabanuar – dy persona arrestohen, i treti në arrati

PUBLIKUAR

Një burrë është rrëmbyer nga tre të tjerë mbrëmjen e 18 shtatorit në Prishtinë dhe është dërguar në një shtëpi të pabanuar ku është mbajtur deri në mëngjes.

Policia tha se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa i treti, të cilin e identifikoi policia, gjendet në arrati.

Për këtë rast, policia tha se kreu bastisje e konfiskoi armë.

“Veternik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...