E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

PUBLIKUAR

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare Almir Zenuni, djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Zenuni nga Krusha e Madhe.

Sipas faqes zyrtare te Krushës së Madhe, Almirit i ishin paraqitur probleme shëndetësore vetëm dy javë më parë, por përkundër përpjekjeve mjekësore, ai nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen.

Dhimbja është edhe më e madhe për faktin se ai u martua vetëm të dielën e kaluar, me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci.

Jetën e tij e kishte ndarë mes Kosovës, Sllovenisë dhe Belgjikës, ku punoi për një të ardhme më të mirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtunë, më 2 gusht 2025, në orën 12:00, në varrezat e fshatit Krushë e Madhe./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...