E pyesin nëse po planifikon fejesë me DJ PM, kështu përgjigjet Sarah

PUBLIKUAR

Sarah Berisha dhe Dj PM nisën lidhjen e tyre brenda BBV dhe romanca e tyre vazhdon edhe jashtë saj, por fansat janë kurioz të dinë nëse blogerja dhe Dj, po planifikojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”- pyeti një ndjekës Sarah Berishën gjatë një bashkëbisedimi virtual në InstaStory.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj ajo, duke treguar se këto nuk janë planet e saj për momentin.

Ndërsa pyetjes se “nëse martohesh me Dj Pm, a do performojë ai në dasmën e vet apo do ia japë lekët Dj Dagz?”, ajo iu përgjigj duke qeshur: “Hahahaha do ta diskutojmë edhe këtë pjesë”.

SHIKO MË SHUMË

Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

Modelja e njohur kosovare Santiana Maloku, ka ‘trazuar’ rrjetin mbrëmë në orët e vona. Bukuroshja...

Balla njofton dënimin për Kozakun në Facebook, e hodhi kanaqen në deti

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku shihet...

Anita Haradinaj: Dasma të mos i pengojë askujt hiç – këngëtarët kënduan në shenjë respekti, pa pagesë

Në emisionin “Kosova Today”, Anita Haradinaj reagoi ndaj gjuhës denigruese në rrjete sociale dhe...