E paraburgosura në Ferizaj ua vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

PUBLIKUAR

Një grua që po mbahej në paraburgim në Ferizaj, ua ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave që ishin në qeli, raporton Express.

Policia ka bërë me dije se njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.

“Rr. Reçakut, Ferizaj 14.01.2022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve,...

Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e...