E papritur, PSG i ofron mundësi Barcelonës për të transferuar Neymar

PUBLIKUAR

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi raportohet se i ka ofruar Barcelonës shansin për të rikthyer në skuadër Neymar në afatin e ardhshëm veror.

 

29-vjeçari nënshkroi kontratë afatgjatë me “Parisienët” në maj edhe për katër vite, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, El Nacional, raporton se Al-Khelaifi e ka ofruar sulmuesin te Barcelona, derisa klubet e Premierligës gjithashtu janë në dijeni.

Raporti shton se një ofertë prej 80 milionë euro do pranohej nga skuadra e Mauricio Pochettinos, ngase duan disa përforcime në verë.

Ndërkohë, Barcelona ka bërë prioritet nënshkrimin me Mohamed Salah dhe nuk janë duke konsideruar të rikthejnë brazilianin në “Camp Nou”.

Neymar ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2013 dhe 2017, duke shënuar 105 gola në 186 paraqitje, para se të bënte kalimin befasues në Paris.

Por, këtë edicion ka dështuar të tregojë nivelin më të mirë, duke shënuar vetëm tre gola dhe dhuruar tre asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...