E pabesueshme: Shkaku i problemeve teknike në UEFA, do të përsëritet shorti i së tetës së finales së Championsit

PUBLIKUAR

E pabesueshme, por e vërtetë.

Shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve do të përsëritet, shkruan “Gazeta Express”.

UEFA ka njoftuar para pak minutash se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.

Sipas shtëpisë së futbollit evropian, shorti do të përsëritet nga ora 15:00, po ashtu në Nyon të Zvicrës.

Pra, çiftet e vendosura sot janë të pavlefshme.

Përsëritja e shortit të Championsit nuk kishte ndodhur më parë.

Fatkeqësisht, me gjasë nuk do ta shohim përballjen Messi – Ronaldo në të tetën e finales. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...