E ndoqi dhe tentoi ta sulmonte me mjet të mprehtë një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka ndjekur dhe ka tentuar ta godasë me mjet të mprehtë një grua.

Në raport shtohet se, viktima ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar  i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.

 

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...