E mërkura evropiane e klubeve kosovare

PUBLIKUAR

Tri klubet kosovare do të garojnë sonte në arenën ndërkombëtare.

Kampionia aktuale Trepça e pret skuadrën gjermane Braunschweig. Përballja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” nga ora 18:30 në kuadër të Grupit F të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit pësuan në takimin e parë nga PAOK 85:74, ndërsa skuadra gjermane fitoi në ndeshjen e parë ndaj Anwil-it me rezultat të ngushtë 98:87.

Në grupet e FIBA Europe Cup do të luajë edhe nënkampioni Bashkimi.

Prizrenasit janë mysafirë të skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Sfida zhvillohet në Itali nga ora 20:00.

Portokallezinjtë në takimin e parë humbën nga Cibona 93:79, derisa Pallacanestro Reggiana fitoi ndaj Dijon-it në udhëtim 88:96.

Skuadra me traditë, Peja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grupet e Ligën ENBL.

Verdhezinjtë luajnë ndaj skuadrës kroate Dubrava, në takimin që zhvillohet sonte në Kroaci nga ora 20:00.

Peja në takimin e parë pësoi nga Riga Zelli 72:83, kurse Dubrava humbi nga BC Spartak Pleven 82:83. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FC Kosova nga Gjeneva e Zvicrës është fituese e Kupës së Diasporës 2025

Një ndeshje e madhe e futbollit, plot emocione tek lojtarët në fushë dhe bankat...

Ishin në formë në Ligën e Parë, Feronikeli’74 ndan rrugët me Dervishollin

Klubi kosovar, Feronikeli’74 ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që trajneri Granit Dervisholli, ka vendosur...

Drita dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Drita dhe Malisheva do të takohen me fillim nga ora 13:00 në kuadër të...