E lajmëroi policinë për aksident në Prishtinë, kamerat treguan se ishte deklarim i rremë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Prishtinë.

Pas kësaj njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, përmes verifikimit të kamerave të sigurisë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera operative, kanë konstatuar se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku dhe se rasti ishte raportuar në mënyrë të rreme.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se personi i dyshuar është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Deklarim i rremë”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...