E konfirmuar, Morata s’do të shkojë në Barcelonë

PUBLIKUAR

Megjithatë, Alvaro Morata nuk do të shkojë në Barcelonë.

Është raportuar shumë se sulmuesi spanjoll do të lërë Juventusin për Barcelonën në janar, por trajneri i zonjës së vjetër, Massimiliano Allegri, e ka përjashtuar këtë lëvizje.

GOAL kishte raportuar se Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për një lëvizje në Camp Nou, por duket se s’do të ndodhë.

Allegri ka konfirmuar se lojtari që do të largohet në janar është Aaron Ramsey.

“Ramsey është rrugës për t’u larguar. Problemi i Moratas është se ai po keqkuptohet. Por, ai është shumë i rëndësishëm. Unë kam folur me të dhe i thash se ai nuk do të lëvizë nga këtu. Ky është fundi i kësaj teme”, u shpreh Allegri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...