E konfirmon AME: Në Lipjan vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”

PUBLIKUAR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent:

🔴 RAPORT I PËRDITËSUAR I SITUATËS – VËRSHIME
Në nivel vendi
Institucioni: Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME, MPB)
Periudha e raportimit: 09.01.2026 – 10.01.2026
Ora: 22:00 – 08:00
Data e përditësimit: 10.01.2026 | 08:00

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.
Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj.
Nuk raportohet për humbje jete.

2. GJENDJA SIPAS RAJONEVE

2.1 Rajoni i Prishtinës
– Prishtinë: vërshime në rrugën “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe në fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.
Lipjan: vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.
– Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak.
– Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall.
– Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, – Podujevë: situata e qetë, pa raste për ndërhyrje.

Të gjitha intervenimet janë realizuar nga NJPZSH, DSHPE dhe kompani të kontraktuara nga Komunat.

2.2 Rajoni i Prizrenit
– Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: pa thirrje dhe pa intervenime; rrugët të kalueshme.
– Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.
– Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).

2.3 Rajoni i Mitrovicës
– Mitrovicë: në kompleksin “Amina” është evakuuar një familje nga NJPZSH;

-aktualisht gjendja është më e qetë dhe pa rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja.
– Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.
– KEK – Termocentrali Kosova A: në orën 07:05 është kërkuar intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh; kërkesa është adresuar dhe NJPZSH ka intervenuar.

2.4 Rajoni i Pejës
– Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situata stabile, pa kërkesa për intervenim.
Trafiku:
Pejë–Rugovë: segmente me ujë në rrugë – kërkohet kujdes i shtuar.
Pejë–Kullë: e kalueshme, me kujdes.

2.5 Rajoni i Gjakovës
Situata e qetë dhe stabile.
Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie.
Raportohet një bllokim rruge nga shembja e dheut.

2.6 Rajoni i Gjilanit
– Gjilan: vërshim në rrugën e Kufcës.
– Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): pa vërshime, situata e qetë.

3. KËRKESA DHE NDËRHYRJE SPECIFIKE
Kërkesë urgjente nga KEK për pompë thithëse me kapacitet të madh në Kosovën A – e adresuar dhe e realizuar nga kapaciteti i Agjencise MenaxhimitEmergjent.
Nuk janë pranuar kërkesa shtesë për ndihmë apo koordinim nga komunat gjatë intervalit 22:00–08:00.

4. VLERËSIMI I SITUATËS
Situata paraqitet stabile dhe e menaxhueshme.
Rreziku kryesor aktual lidhet me:
reshjet e borës,
ngricat në rrugë,
vështirësitë në qarkullim.
Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.

5. GATISHMËRIA INSTITUCIONALE
Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë mbesin në gatishmëri të plotë 24/7, për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje në Lipjan, arrestohet një i mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi...

Sulmuan bashkëjetusen, arrestohen nënë dhe bir në Lipjan

Arrestohen dy persona në Lipjan, pasi të njejtit sulmuan fizikisht një femër. Viktima ka pranuar...

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan

Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje në Lipjan. Bazuar në informacionet e...