Arjola është kthyer në temë diskutimi ditëve të fundit.
Ajo po komentohet nga secili banor aty brenda, shkruan lajmi.net.
Së fundi ishin mbledhur pothuajse një shumicë e madhe e banorëve dhe po diskutonin rreth saj në oborr.
Ata po pretendonin se Arjolën e ka zënë frika që nga hyrja e Antonelës në shtëpi, ku edhe e ka nxjerrë atë nga vetja e saj.
Që nga ato momente Arjola ka shpërthyer dhe është bërë më agresive.
Gjithashtu banorët po diskutonin se Arjola është mërzitur nga fakti se ata i kanë thënë asaj është nën hijen e Ilirit.
Arjola është brenda shtëpisë që nga kur ka filluar edhe ky edicion i Big Brother Albania VIP./Lajmi.net/


