E gjetën të shtrirë në tokë, gruaja nga Prishtina ndërron jetë gjatë trajtimit në QKUK

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë në një lokacion në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe një ekip mjekësor.

Viktima, një femër kosovare, është dërguar për trajtim urgjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetimet në lidhje me rastin janë në zhvillim e sipër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...