“E dija që Vinicius do të shpërthejë”

PUBLIKUAR

Javier Tebas nuk është aspak i surprizuar me formën e mirë që po kalon këtë edicion Vinicius Junior.

Vinicius ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin deri më tani.

Ai shënoi edhe mbrëmë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër barcelonës.

“Mua nuk më ka befasuar, e kam thënë edhe në fillim të sezonit. Shumë janë befasuar, por unë e kam ditur se një ditë Vini do të shpërthejë. Ai dhe Fati janë dy talentë që kemi fatin t’i kemi në ligën tonë dhe në klubet më të mira”, u shpreh Tebas.

Vinicius ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...