E ardhmja e Joao Felix në Atletico Madrid: Diego Simeone refuzon largimin e tij

PUBLIKUAR

Diego Simeone ka refuzuar që Joao Felix të largohet nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të janarit.

22-vjeçari u bashkua nga Benfica në vitin 2019 në një marrëveshje me vlerë 126 milionë euro.

Por nuk ka arritur të performojë vazhdimisht që atëherë, ose të gjejë një vend të rregullt në ekipin fillestar të Simeone, shkruan ESPN, transmeton Indeksonline.

“Unë gjithmonë kuptoj, jam i hapur për gjithçka” tha Simeone në një konferencë shtypi të premten, kur u pyet nëse ai do ta kuptonte Joao Felixin që kërkon të largohet nga ekipi.

“Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Joao është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë.”

Sulmuesi portugez ka qenë startues në vetëm tri ndeshje në La Liga për Atleticon këtë sezon, por ka impresionuar si zëvendësues në pjesën e dytë në derbin ndaj Real Madridit, të dielën e kaluar.

“Ai duhet të përsërisë shfaqje si ajo që dha atë ditë në Bernabeu”, tha Simeone.

“Ai luajti 30-35 minuta dhe tregoi të gjithë talentin që ka. Le të shpresojmë se do ta përsërisë, sepse ky është lojtari që na duhet”, përfundoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...