Dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet një grua në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një grua është intervistuar pasi dyshohet se ka shitur barna të futura në vend si të kontrabanduara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimin e barnave.

“Njësiti relevant policor, në konsultim me prokurorin, ka intervistuar të dyshuarën femër kosovare e cila dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë. Inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur...