Dyshohet se një 55 vjecar i ka dhënë fund jetës në ballkonin e shtëpisë në veri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:25, QMF në Zubin Potok është informuar për një person pa shenja jete në fshatin Varagë të Poshtme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën B.R. 55 vjeç të varur në litar në ballkonin e shtëpisë së tij.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Postimi i plotë:

Vdekje e dyshimtë

Mitrovicë Veri , 28 Maj 2025

Me datën 28.05.2025 rreth orës 13:25 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Varage te Poshtme të Zubin Potokut.

Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeç i cili është gjetur i varur me litar ne ballkonin e shtëpisë së tij, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...