Dyshohet se falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan 18 parcela në Prizren me vlerë rreth 1 milion euro, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore disa mujore, njofton se sot sipas PO “Pronat në Prizren”, ka realizuar Urdhër për Kontroll dhe Sekuestrim të Përkohshëm në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, urdhër ky i lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren – Departamenti për Krime të Rënda.

“Lidhur me rastin janë kryer kontrolle me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, ku janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokument-letërnjoftimin e Serbisë të viktimës e cila kishte vdekur disa dekada më herët dhe duke e prezantuar në mënyrë fiktive person tjetër kanë bërë marrëveshjen e procedurës se ndërmjetshmit tek ndërmjetësuesi, dhe përmes kësaj marrëveshje për ndërmjetësim me kërkesë në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prizrenit kanë arritur ti tjetërsojnë 18 tetëmbëdhjetë (18) prona/parcela prej rreth tre 3.60ha që gjenden në një fshat në Prizren me vlerë rreth 1.000.000.00 milion euro”, njofton policia.

“Pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një Lop-top, Dy telefona, 14,600.00 € katërmbëdhjetëmijë e gjashtëqind euro, si dhe dokumentacion të ndryshëm që mund të shërbejë si provë në procedurë të mëtejme”, njofton PK.

“Personat e përfshirë dyshohen për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ neni 414, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së, veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme“ nga neni 395, veprën penale nga neni 31 “Bashkëkryerje” i KPRK-së, ku njëri nga ta me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, një u lirua në procedurë të rregullt kurse personi tjetër gjendet në kërkim policor”, tha policia.

 

SHIKO MË SHUMË

Sami Lushtaku njofton se e ka paditur për shpifje Albin Kurtin: Nuk lejoj të më përdoret emri për propagandë

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, njofton se sot përmes avokatit të tij ka dorëzuar...

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk mund...

17 raste të fruthit për më pak se një muaj në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 17 raste...