Dybala lëndohet sërish

PUBLIKUAR

Paulo Dybala ka pësuar një tjetër dëmtim ditën e sotme. Juventusi po luan në Venezia sfidën e radhës në kampionat, dhe e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Alvaro Moratës.

Fantazisti argjentinas e filloi takimin si titullar, por në minutën e 12-të u detyrua të largohet nga fusha, duke u zëvendësuar me brazilianin Kaio Jorge.

Dybala ka pësuar një dëmtim në këmbën gjurin e djathtë dhe menjëherë e fashoi atë sapo u ul në pankinë.

Një dëmtim që shqetëson trajnerin Max Allegri, teksa kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të Dybala.

Ky është dëmtimi i tretë që pëson 28-vjeçari latin në këtë sezon, por pavarësisht faktit që ka humbur disa ndeshje, ai mbetet golashënuesi më i mirë i Juventusit në Serie A me 5 gola (dhe 3 asiste).

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...