Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 18:20. Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar prindërit e tyre.

Si pasojë e rastit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Deçan 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj viktimave-prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...