Dy të lënduar nga aksidenti në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy persona kanë pësuar lëndime si shkak i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Fillimisht ishte raportuar se ky aksident kishte ndodhur në fshatin Rufc, por që rasti ka ndodhur në fshatin Torinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...