Dy derbi në Serie A

PUBLIKUAR

Xhiroja e 20-të e kampionatit italian i sjell dy ndeshje të mëdha sonte, Juventus – Napoli dhe Milan – Roma

Kampionati italian i futbollit rikthehet sot me dy ndeshje të mëdha.

Juventusi dhe Napoli do të përballen në duelin kryesor të xhiros së 20-të të Serie A.

Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë për të mbetur në hap me objektivat që i kanë.

Amir Rrahmani me shokë nuk guxojnë të gabojnë më pasi kanë mbetur prapa liderit Inter, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, “Zonja e Vjetër” po ashtu e synon fitoren për të mbetur në garë për Top 4.

Një gjë është e sigurt: sa herë që takohen këto dy ekipe, spektakli dhe emocionet janë të garantuar.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.

E një tjetër ballafaqim interesant sonte është edhe ai në mes të Milanit me Romën.

“Rossoneri” kanë rënie të formës dhe të rezultateve.

Prandaj, ata duhet të fitojnë gjithsesi nëse duan t’i bëjnë presion Interit.

Nga ana tjetër, skuadra e Jose Morinhos di të jetë mjaft e papërshtatshme për “Kuqezinjtë”.

Roma mbetet në garë për Top 4, që çon në Champions.

Për këtë arsye, “Giallorossi” do të kërkojnë pikë në “San Siro.

Ky takim do të fillojë në orën 18:30. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...