Drenica mposhtë Përfaqësuesen e Kosovës U21

PUBLIKUAR

Drenica ka arritur ta mposhtë Përfaqësuesen e Kosovës U21 në një ndeshje miqësore.

Ky takim miqësor është zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj dhe ka përfunduar me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Drenicës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e tretë, kur realizoi Erdin Dushi.

Dy trajnerët ai i Drenicës, Tahir Lushtaku dhe Michael Nees i Kosovës U21, provuan të gjithë lojtarët.

Kjo miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës U21 erdhi para duelit ndaj Shqipërisë U21 që do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...